Politike

“S’njeh asnjë institucion”, Basha: Berisha do ta kthejë PD në mburojë përballë SHBA

17 Nëntor 2021, 15:46 Nga DOSJA
“S’njeh asnjë institucion”, Basha: Berisha do ta

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin që ai po zhvillon në selinë blu me krerët e degëve të PD-së. Në fjalën e tij, Basha tha se kishte shqetësim për qëndrimet anti-statutore të Berishës, duke theksuar se ky i fundit nuk njihte asnjë institucion të partisë, e rrjedhimisht asnjë vendimmarrje.

Megjithatë në fjalën e tij, Basha u shpreh i vendosur për të qëndruar përballë liderit historik të PD-së, duke u shprehur për të se po e përdorte partinë për qëllimet e tij personale, për të luftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburojë e interesave personale të kujdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te Statuti ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi “Foltoren”, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë se njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me cfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar të PD,”-tha Basha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha mbledh kryetarët e degëve në seli, zbulohet motoja

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me kreret e degeve lulzim basha basha me kreret e degeve lulzim basha

Sondazh

Poll