Art&Argëtim

Mos u habisni, edhe luanët i përdorin tualetet publike

17 Nëntor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Mos u habisni, edhe luanët i përdorin tualetet publike

INDI – Kafshët dhe zogjtë e shumtë dallohen në habitatin e tyre natyror gjatë një safari në xhungël. Megjithatë, nuk të qëllon shpesh të shohësh mbretin e xhunglës të dalë nga një banjë publike.

Kjo është arsyeja pse një video e një luani që del nga një tualet publik u bë virale në një kohë kaq të shkurtër.  Regjistrimi paraqet një peizazh të shkrepur nga një makinë në lëvizje. Ndërsa makina afrohet, një luan mund të shihet duke dalë prej aty teksa në sfond dëgjohen disa gulçime të tronditura, me shumë gjasa nga pasagjerët e makinës safari.

Videoja ka marrë mbi 13,700 shikime dhe shumë reagime në rrjetet sociale. Ndërsa disa individë u befasuan kur panë një kafshë në një banjë publike, të tjerë thanëse nuk do të përdornin kurrë një tualet publik gjatë një udhëtimi në xhungël.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

video galeri virale kopshti zoologjik luani luani 'boy' luani ha gjuetarin kopshti zoologjik luani luani 'boy' luani ha gjuetarin

Sondazh

Poll