Art&Argëtim

I refuzoi këngën në Fest60, Haziri: S’kam pikë respekti për Ardit Gjebrean

17 Nëntor 2021, 10:56 Nga DOSJA
I refuzoi këngën në Fest60, Haziri: S’kam pikë

TIRANË– Ish-vokalisti i Kthjellu dhe këngëtari Mentori Haziri është shprehur se pas refuzimit të këngës së tij në festivalin e 60-të të RTSH-së, nuk gëzon më respekt për moderatorin Ardit Gjebrea. Në një lidhje me Skype në emisionin “Ditë e Re” në OraNews, Haziri është shprehur se Gjebrea, i cili është edhe në krye të komisionit për përzgjedhjen e këngëve, është korruptuar, njësoj si organizatorët e tjerë të Fest60.

“Ata janë totalisht të korruptuar. Më ka ardhur shumë keq, sepse për Arditin kam pasur shumë respekt në të kaluarën. Nuk  është që kam me respekt për Arditin, për  shkak se mënyra se si jam eliminuar, pa hyrë në garë fare më ka bërë të mendoj ndryshe. Nuk kam më respekt për deri sa kënga ime nuk është pranuar dhe ai është në krye të atij komisioni,”- është shprehur Haziri.

Këngëtari nisi kritikat pasi atij iu refuzua kënga që kishte përgatitur për të konkuruar në këtë festival. Sipas Hazirit, ky është një festival i ndyrë në korrupsion ku kënga shitet dhe pazaret bëhen në korridore shumë kohë para se të dalin në televizion.

Komisioni për përzgjedhjen e këngëve përbëhet nga moderatori Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni. Deri më tani janë publikuar emrat e 20 artistëve të cilët do të konkurojnë për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022, por nuk ka ende asnjë njoftim cili do e prezantojë këtë eveniment kaq të rëndësishëm.

(sh.c/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture ardit gjebrea fest60 mentor haziri ardit gjebrea fest60 mentor haziri

Sondazh

Poll