Art&Argëtim

Tragjedia në Fier/ Reagimi i Vip-ave shqiptarë: Dënimi me vdekje për mostrën

17 Nëntor 2021, 11:13 Nga DOSJA
Tragjedia në Fier/ Reagimi i Vip-ave shqiptarë: Dënimi me vdekje

TIRANË-Ngjarja e rëndë që tronditi Fierin dhe të gjithë Shqipërinë, nuk ka kaluar pa marrë dhe reagimin e vip-ave shqiptarë. Disa prej tyre kanë kërkuar dënimin me vdekje për 38-vjeçarin.

Klodian Çalamani është cilësuar nga reperi Stresi dhe Noizy si një monstër dhe figura të tjera të njohura e quajtën atë një përbindësh që dhe dënimin me vdekje e ka pak.

Emra të njohur si Aurela Gace, Flori Mumajesi, Hygerta Sako, Eliona Pitarka me anë të postimeve në rrjete sociale janë të mendimit se dënimi me vdekje për 38-vjeçarin është pak. Të tjerë si Arbana Osmani, Elgit Doda kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe keqardhje për të miturin.

Krimi ndodhi ditën e djeshme ku Klodian Çalamani, 38 vjeç tashmë i arrestuar, kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe vritet i mituri ne fier aurela gaçe vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll