Art&Argëtim

Gjëndja e rënduar shëndetsore/Mbretëresha Elizabet dërgon mesazh në Kishën e Anglisë

17 Nëntor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Gjëndja e rënduar shëndetsore/Mbretëresha Elizabet

BRITANIA E MADHE- Mbretëresha Elizabeth në mungesë të saj në Asamblen e Përgjithshme të Kishës së Anglisë ka dërguar një mesazh për peshkopët dhe klerikët e kishës. Gjendja e saj shëndetësore bëri që mbretëresha mos jetë e pranishme, por me anë të djalit të saj Princit Eduard ajo dha kurajo dhe shpresë për kohët e vështira që po kalojnë.

Princi Eduard u tha peshkopëve dhe klerikëve në Shtëpinë e Kishës, se nëna e tij dërgoi “falje të sinqertë dhe të thellë që nuk mund të jetë këtu sot”.

Mesazhi:

“Është e vështirë të besohet se kanë kaluar më shumë se 50 vjet që kur Princi Philip dhe unë morëm pjesë në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme. Askush prej nesh nuk mund të ngadalësojë kalimin e kohës dhe ndërsa ne shpesh përqendrohemi në gjithçka që ka ndryshuar në vitet e kaluara, shumë mbeten të pandryshuara, duke përfshirë Ungjillin e Krishtit dhe mësimet e tij. Për njerëzit e besimit, vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira, me kufizime të paprecedentë në aksesin në adhurimin publik. Për shumë, ishte një kohë stresi, trishtimi dhe lodhjeje. Megjithatë Ungjilli ka sjellë shpresë, siç ka bërë gjatë epokave, dhe Kisha e ka përshtatur dhe ka vazhduar shërbesën e saj, shpesh në mënyra të reja, siç janë format dixhitale të adhurimit” -tha Mbretëresha Elizabeth në mesazhin e saj lexuar nga Princi Eduard.

Mjekët e kishin këshilluar mbretëreshën të pushonte deri në mes të nëntorit pasi ajo kaloi një natë në spital më 20 tetor për disa kontrolle.

Burimi: BBC

(f.i/dosja.al)

 

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz #mbretëreshaelisabetë elizabeta ii princi eduard. #mbretëreshaelisabetë elizabeta ii princi eduard.

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2021, 13:10

Brenda aeroportit më të mirë në botë

KATAR- Aeroporti Ndërkombëtar Hamad, në Katar tashmë zyrtarisht konsiderohet “aeroporti më i mirë në botë”.Aeroporti sipas mediave të huaja është i ...