Aktualitet

Deklaratat e banorëve! SHÇBA: Kemi nisur hetimet për policinë e Fierit

17 Nëntor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Deklaratat e banorëve! SHÇBA: Kemi nisur hetimet për

TIRANË– Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet për policinë e Fierit, në lidhje me denoncimet që janë bërë nga banorët për Klodian Çalamanin. Me anë të një njoftimi zyrtar, SHÇBA njofton se procedurat kanë nisur pas denoncimeve që janë kryer para ngjarjes së rëndë që u zbulua mbrëmjen e djeshme.

NJOFTIMI I SHÇBA:

SHÇBA reagon në lidhje me deklaratat në media të disa prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të mituritFierPas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

LAJMI KRYESOR:HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mateo vasiu shçba vritet i mituri ne fier mateo vasiu shçba vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll