Aktualitet

Vrasja në Fier, Meta: Krim makabër! Thirrje alarmuese për institucionet

17 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Vrasja në Fier, Meta: Krim makabër! Thirrje alarmuese për

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhui në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë nga fqinji i tij 8-vjeçari Mateo Vasiut. Me anë të një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta u bën thirrje institucioneve që të veprojnë dhe të japin dënimin maksimal për autorin. Kreu i shtetit shkruan se për këtë krim ka autorë por dhe bashkëpërgjegjës të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore.

REAGIMI:

Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale. Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë.Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar. Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo. Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!

LAJMI KRYESOR: HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta mateo vasiu ilir meta mateo vasiu

Sondazh

Poll