Aktualitet

Vrasja në Fier! Kushi: Sot në klasë mungoi ëngjëlli i vogël, nuk u mbrojt dot

17 Nëntor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Vrasja në Fier! Kushi: Sot në klasë mungoi ëngjëlli i

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier, ku u vra Mateo Vasiu nga fqinji i tij. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Kushi thotë se ditën e sotme Mateo mungon në shkollë, në klasën e tij në shkollën ‘Thanas Ikonomi’ në fshatin Gercalli të Fierit. Kushi shkruan se familja e të miturit ka marrë një plagë të pashërueshme e se asnjë fjalë nuk mund që t’ua lehtësojë dhimbjen.

REAGIMI:

Sot në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit mungon Mateo, një nxënës i shkëlqyer dhe një fëmijë i dashur për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit. Dje, Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël që nuk pati asnjë faj dhe nuk mund të mbrohej dot ndaj monstruozitetit të një krimineli, për të cilin çdo lloj dënimi sot është i pamjaftueshëm.Sot, të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo, për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.Sot, familja e Mateos së vogël ka marrë një plagë të pashërueshme dhe asnjë fjalë s’mund ta lehtësojë dhimbjen e tyre. Por, të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.U prehsh në parajsë Mateo!

LAJMI KRYESOR: HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi mateo vasiu vritet i mituri ne fier evis kushi mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll