Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik droge, kapet në Dibër 23-vjeçari

17 Nëntor 2021, 10:33 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik droge, kapet në

DIBËR– Tajson Tafa, 23 vjeç, banues në Peshkopi është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë së Dibrës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka cakuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për Tafën.

Njoftimi i policisë Dibër: 

Diber, ne kuader te operacionit policor Eklipsi eshte ndaluar shtetasi Tajson Tafa. Vijon operacioni policor i koduar “Eklipsi”. Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Eklipsi”, i finalizuar me sukses me datë 13.08.2021, nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u shpall në kërkim një 23-vjeçar ka vijuar puna në mënyrë intensive për kapjen e tij.

Si rezulat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore shërbimet policore të Hetimit të Krimit në DVP Dibër kanë bërë lokalizimin e vendodhjes se 23-vjeçarit dhe në orët e pasdites në qytetin e Peshkopisë falë punës së mirëorganizuar është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit T.T., 23-vjeç, banues në Peshkopi, i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndaj shtetasit T.T., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka cakuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tajson tafa tajson tafa arrestohet tajson tafa tajson tafa

Sondazh

Poll