Aktualitet

S’kanë ujë të pijshëm, banorët: Bashkia Elbasan s’do t’ja dijë, vijnë vetëm për vota

17 Nëntor 2021, 11:36 Nga DOSJA
S’kanë ujë të pijshëm, banorët: Bashkia Elbasan

ELBASAN – Banoret e lagjes ‘5 maji’ në Elbasan kanë ngritur ankesa ndaj Bashkisë pasi prej kohësh uji i pijshëm është i ndotur gje që i ka detyruar ta blejnë.

Ata thonë se në  zonë ku nuk është investuar prej 25 vitesh dhe ka cdo ditë  problematika serioze. Pavarësisht se janë bërë takime me banorët ku Bashkia ka prezantuar buxhetin, janë dhënë vetëm premtime dhe asnjë projekt konkret. Përvec kësaj lagjia ka probleme me rrugët e pashtruara, mungesën e ndriçimit dhe kanalizimet. Ata janë të gatshëm të shkojnë deri tek Kryeministri nëse Bashkia nuk do t’u japë një zgjidhje,

“Problemi jonë është rruga dhe kanalizimet se nuk kemi as ujë të pijshëm. Me forcat tona kemi bere çdo gjë, me puse, kemi 4 muaj që blejmë ujë, uji është i infektuar. Ne kërkojmë që Bashkia të investojë për të gjitha problemet. Ishim ne ne takimet per buxhetin dhe i bëmë kërkesën, por nuk premtoi asgjë, po kemi buxhet do i bëjmë tha. Nëse nuk zgjidhet do shkojmë deri te kryeministri. Kemi 20 vite me këto problem, skandal janë. Uji që pimë është shumë I ndotur, kemi njerëz debitorë dhe një ditë ska pasur ujë. Edhe kryetari erdhi e pa vetë lagjen dhe do e bëjmë do e bëjmë tha por asgjë, prandaj kemi bërë shkresë sepse dritat dhe cdo taksë kemi paguar”-tha një nga banorët.

Një tjetër banor thotë se edhe rrugën e kanë shtruar vetë sepse vijnë vetëm për votat edhe ikin më pas, i lënë në harresë.

“Në lagjen tonë nuk është vënë dorë asnjëherë, sa marrin votat dhe aq. Rrugën e kemi shtruar dy herë vetë, këtu nuk jetohet”-tha një banor tjetër.

(m.k/dosja.al)l

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret protestojne per ujin e pijshem. bashkia elbasan lagjia 5 maji ne elbasan protesta ne elbasan uji i pijshem banoret protestojne per ujin e pijshem. bashkia elbasan lagjia 5 maji ne elbasan protesta ne elbasan uji i pijshem

Sondazh

Poll