Aktualitet

Tragjedia në Fier, Subashi: Në orën 12:00 të mbahet 1 minutë heshtje, solidarizohuni

17 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Tragjedia në Fier, Subashi: Në orën 12:00 të mbahet 1

FIER– Kryebashkiaki i Fierit, Armando Subashi kërkoi nga çdo qytetar që të mbajnë 1 minutë heshtje në orën 12:00 për humbjen e jetës së Mateo Vasiut. Subashi së bashku me Taulant Ballën ishin të pranishëm në familjen Vasiu, për ti shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së 8-vjeçarit. Ai bëri të ditur se kohë më parë autorit, Klodian Çalamanit i ishte ofruar punën në një ndërmarrje të Bashkisë, mirëpo u largua pas disa ditësh. Ndër të tjera, Subashi tregoi se autori ka qënë në listën e personave problematikë dhe ishte në vëzhdim nga policia.

Ngjarje të tilla meritojnë më shumë vëmendje dhe reflektim, për tu futur thellë në shkaqet që cojnë në ngjarje të tilla. Personi ishte i vetëm, i ati i kishte vdekur. ne i kemi ofruar punë para disa kohësh në një nga ndërmarrjet e Bashkisë, u largua. Besoj se ka pasur ndikim, megjithëse vrasim mendjen dhe gjejmë motiv se përse mund ta kishte bërë por nuk ka justifikim. Ngjarje të tilla nuk ka justifikim. Sot duhet të reflektojmë, të solidarizohemi, në orën 12 do të mbajmë 1 minutë heshtje, kudo, në rrugë, makinë, është momenti që të solidarizohemi. Ka pasur momente të caktuara që është trajtuar me ndihmë ekonomike. Ai ka qënë i dënuar dhe më parë, që nga 2006 e deri më sot kanë kaluar vite. Nga ana e policisë ka qënë në listën e personave problematikë, inspektorët e kanë pasur në vëzhgim, por nuk mundën që ta ndalonin këtë ngjarje. Një mendje normale nuk mund ta imagjinonte, aq më tepër që familjarët e djalit e ndihmonin. Nuk ka fjalë.

Nuk kemi pasur ankesa dhe informacion, mesa u interesova në polici nuk ka pasur probleme, ankesë apo rast konkret.’– u shpreh Subashi.

LAJMI KRYESOR: HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armando suba armando suba

Sondazh

Poll