Aktualitet

PREKËSE! Banka e Mateos bosh, shokët e klasës i vendosin buqetën me lule

17 Nëntor 2021, 08:44 Nga DOSJA
PREKËSE! Banka e Mateos bosh, shokët e klasës i vendosin

FIER– Shokët dhe shoqet e klasës së Mateo Vasiut kanë vendosur buqetë me lule të kuqe sipër bankës ku ulej çdo ditë i mituri i cili u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Të vegjëlit që mësojnë në shkollën “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli të Fierit nuk do të kenë më në mesin e tyre 8-vjeçarin që mësonte në klasën e tretë. I mituri i cili u vra dhe gropos në tokën e fqinjit të tij, ishte shumë i dashur dhe social me bashkëmoshatarët e tij.

LAJMI KRYESOR: Vrasja makabër në Fier! Familja Vasiu në zi, përcjell për në banesën e fundit Mateon

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mateo vasiu vritet i mituri ne fier mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll