Aktualitet

Bashkia e Durrësit anulon projektin ‘Veliera’, dokumentet e tenderit me gabime

16 Nëntor 2021, 16:17 Nga DOSJA
Bashkia e Durrësit anulon projektin ‘Veliera’, dokumentet e

DURRËS– Bashkia e Durrësit ka anuluar tenderin për projektin “Veliera”, procedurat e të cilit u hap në tetor, ndërsa më 8 nëntor pritej të shpallej firma fituese që do të realizonte punimet për “Fazën e katërt të sheshit publik para hyrjes së portit Durrës”. Në dosjen e tenderit, bëhet me dije se Bashkia e ka anuluar tenderin për shkak se dokumentet kanë gabime dhe mangësi. Por nuk specifikohet se për çfarë bëhet fjalë.

Faza e katërt e punimeve tek “Veliera” pritej të zgjaste 1 vit, duke e shtyrë kështu edhe më shumë kohën e përfundimit të këtij projekti që kushton 248 milionë lekë të reja ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra. E nisur më shumë se 4 vite më parë, “Veliera” ende nuk ka përfunduar, por së fundmi kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emirjana Sako kishte akorduar sërish 2.5 milionë euro për një tjetër tender, por kësaj herë me objekt “faza e katërt e sheshit publik para hyrjes së portit”.

Tender për të cilin, Dosja.al ka siguruar raportin teknik me materialet që duhen siguruar. Me tenderin e ri, kostoja e projektit po shkon me një vlerë prej 10 milionë eurosh. 

Projekti i Velierës është kundërshtuar me forcë nga arkeologë dhe shoqëria civile. Këta të fundit i bënë kërkesë gjykatës që të ndalonte punimet. Më 22 shkurt 2019, Dhoma e Këshillimit në Gjykatën Adminsitrative të Apelit, vendosi që t’i hapë rrugë rifillimit të punimeve, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Administrative të Durrësit. Ndërkohë ambjentalistët kanë dërguar në SPAK dosjen “Veliera”, pasi Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për ndalimin e punimeve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit durres projekti i velieres bashkia e durresit durres projekti i velieres

Sondazh

Poll