Aktualitet

Shokon banori: Klodian Çalamani më përdhunoi gruan, e denoncova e s’i bënë gjë

17 Nëntor 2021, 08:15 Nga DOSJA
Shokon banori: Klodian Çalamani më përdhunoi gruan, e denoncova

FIER– Një banor ka deklaruar se Klodian Çalamani, mostra që vrau 8-vjeçarin Mateo një natë më parë, i ka përdhunuar edhe gruan. Në një deklaratë për mediat burri në fjalë tha se Çalamani ishte një person problematik, mbante hanxharë e thika me vete.

Ai shton se e ka denoncuar për përdhunimin e gruas së tij, por askush nuk ka vepruar. Sipas zotërisë në fjalë, policia thjesht e ka rrahur, por nuk e ka dënuar askush pasi sapo kishte dalë nga burgu.

“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit. Bridhte me biçikletë  tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Un e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me se s’bën, me3dimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete,”- tha banori në fjalë. 

LAJM KRYESOR:Vrasja makabër në Fier! Familja Vasiu në zi, përcjell për në banesën e fundit Mateon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll