Aktualitet

Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me vdekje nuk parandalon

17 Nëntor 2021, 07:08 Nga DOSJA
Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me

TIRANË– Verdikt ekstrem për barbarin i cili vrau dhe groposi 8-vjeçarin, Mateo Vlasiun në Fier. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, pak momente para se të nisej në një vizitë zyrtare në Itali, kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Greçalli të Fierit. Për gazetarët, Rama u shpreh se nuk gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen që ka humbur të voglin nga krimi monstruoz i bërë nga fqinji. Teksa shprehu ngushëllimet për familjarët, Rama shtoi se tashmë është koha që të drejtësia të veprojë dhe të dënojë me verdiktin më ekstrem Klodian Çalamanin, autorin e krimit.

Kryeministri i vendit mohoi në mënyrë kategorike rikthimin e dënimit me vdekje, duke shtuar se vendi ynë i ka ligjet që dënojnë autorë të tillë. Sipas tij janë gjyqtarët e korruptuar dhe të degjeneruar, ata që bëhen bashkëautor në krime të tilla, pasi lënë të lirë autorë që kanë kryer krime të tmerrshme.

Krimi horror që tronditi Fierin dhe të gjithë Shqipërinë, ndodhi ditën e djeshme në fshatin Greçalli të Fierit. Klodian Çalamani, 38 vjeçari tashmë i arrestuar, kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu. Arsyeja dyshohet se kishte ndodhur për shkak se i mituri kishte marrë biçikletën e autorit e pastaj e ofendoi. Kjo ishte dëshmia e thënë nga monstra i cili kreu krimin e tmerrshëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama gjen ‘fajtorët’: Bashkëautor në të gjitha krimet e përsëritura janë gjykatësit!

Mesazh për burrat shqiptarë? Rama: Duhet shembull dhe durim për të lehtësuar helmin

‘Do shikojmë legjislacionin’, Rama:Do pyetet populli për disa çështje, do i dëgjojmë

Rikthimi i dënimit me vdekje? Rama: Nuk është e mundur, nuk evitohen këto ngjarje

‘E kisha të pamundur të shkruaja..’, Rama: Shqyrtova profilin e autorit, shije e…

Vrasja në Fier,Rama: Presim me padurim verdiktin ekstrem të drejtësisë për barbarin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama vritet i mituri ne fier edi rama vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll