Aktualitet

Pa kur mostra e Fierit mori Mateon, gruaja: Mendova si gjithmonë, s’e dija që….

17 Nëntor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Pa kur mostra e Fierit mori Mateon, gruaja: Mendova si gjithmonë, s’e

FIER– Një grua, banore e fshatit ku dhe u vra 8-vjeçari Mateo Vasiu ka treguar se eka parë në momëntin që Klodian Çalamani e ka marrë të voglin me biçikletë dhe e ka futur në shtëpi. Në një deklaratë për mediat, ajo shprehet se kishte menduar mos po e merrte për të luajtur me të, pasi nuk ishte hera e parë që ai merrte fëmijët në shtëpi.

“Jemi tronditur shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë,”- tregon gruaja. 

LAJM KRYESOR:Vrasja makabër në Fier! Familja Vasiu në zi, përcjell për në banesën e fundit Mateon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll