Aktualitet

Meçollari: SPAK nis hetimet për ndërtimet në bazat detare të Sarandës e Shëngjinit

16 Nëntor 2021, 16:31 Nga DOSJA
Meçollari: SPAK nis hetimet për ndërtimet në bazat detare

TIRANË- Ish-Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka njoftuar ditën e sotme se SPAK ka nisur hetimet për ndërtimet në Bazën Detare të Sarandës dhe Shëngjinit, e gjitha pas denoncimit që ka bërë ai. Në një postim në Facebook, Artur Meçollari gjithashtu dha lajmin se Gjykata e Tiranës pushoi çështjen penale për shpifje ndaj tij, pas denoncimit të bërë nga gjeneralbrigade Ilir Xhebexhiu. Ndër të tjera, Artur Meçollari thotë në postimin e tij se ai u padit për shpifje pasi denoncoi ndërtimet e paligjshme në Bazën Detare të Shëngjinit.

NJOFTIM

Gjykata Penale e Tiranës pushoi sot çështjen penale kundër meje. Sot, me vendim të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë të Tiranës u pushua çështja penale, për akuzën e kundravajtjes penale të shpifjes, me paditës z. Ilir Xhebexhia, Gjeneral Brigade dhe Komandant i Forcës Detare në ngarkim të Artur Meçollarit, Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Komandant në detyrë i Forcës Detare (Zëvendëskomandant).

Akuza për shpifje u ngrit për shkak të problematikave që kisha ngritur lidhur me ndërtimin privat të jashtëligjshëm brenda Bazës Detare të Shëngjinit dhe Operacionit SAR të datës 8 janar 2021, gjatë së cilit motovedeta e Rojes Bregdetare P-116 “Bora” shpëtoi 55 refugjatë sirian, por ndaj komandantit dhe ekuipazhit të motovedetës vijon padia penale për shpërdorim detyre. Vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës pritet të zbardhet së shpejti. Ndërsa për çështjen e ndërtimit në Bazën Detare në Shëngjin, si dhe Bazës Detare të Sarandës, mbas dy kallëzimeve të mia, SPAK ka nisur hetimiet penale. Një falenderim të veçantë për sistemin e ri të drejtësisë dhe avokatit tim të çështjes Astrit Bajo.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artur mecollari artur mecollari

Sondazh

Poll