Aktualitet

Buxheti 2022/Basha: Këtu ka kriminelë!Rama kërcënon: Sillu mirë, pa ne s’bën dot gjë

16 Nëntor 2021, 19:50 Nga DOSJA
Buxheti 2022/Basha: Këtu ka kriminelë!Rama kërcënon: Sillu

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot punimet për projektligjin e buxhetit të vitit 2022, i cili u kalua me sukses (76 pro, 52 kundër dhe 0 abstenime). Seancat plenare të dy ditëve të fundit janë zhvilluar mes klimës së tensionit dhe ofendimeve ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në ditën e dytë të mbledhjes së parlamentit, gjithçka kapi kulmin kur deputeti demokrat Ervin Salianji e quajti ‘kone’ socialistitn Erion Braçe dhe nga foltorja e Kuvendit e akuzoi se kishte dalë në përgjigjet e antimafias italiane në lidhje me dosjen ku dhe është përfshirë biznesmeni i shpallur në kërkim, Rezart Taçi. Të dy deputetët u përplasën fizikisht gjë që bëri që mes tyre të ndërhynte Garda e Republikës për t’i ndarë. Seanca u ndërpre, gazetarët u nxorrën jashtë dhe pak minuta më vonë linja u rikthye, por akuzat e Salianjit vijuan. Braçe vetë e mohoi dhe tha se në datat që rezulton të kenë dalë përgjimet, në tetor të këtij viti, ai nuk ka qenë zëvendëskryeministër.

Njëjtë si një ditë më parë që në fokus të Kuvendit edhe sot ishin akuzat e forta mes kryeministrit Edi Rama e kryedemokratit Lulzim Basha. Kryedemokrati e ka quajtur kodin e sjelljes si më pak të vlefshëm se letra e banjos, ku tha se në sallën e Kuvendit sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze, por nuk ka përmendur emra në asnjë moment. Ndërkohë që në fjalën e tij, Rama i kujtoi Bashës se pas arritjes së marrëveshjes në 2017, nuk dolën në konferencë për shtyp pasi kryedemokrati i kishte thënë ‘më premto që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë’. Pas akuzave të panumërta, Rama akuzoi Bashën se është bërë si ‘kopja e ustait’, duke iu referuar Sali Berishës, ndërsa sqaroi edhe deklaratën ‘Balonë Tabake’. Po ashtu Rama kërcënoi demokratët me “sjellje të mirë”, ndryshe mes tyre nuk do të kishte bashkëpunim për asnjë prej reformave të propozuara nga opozita.

Ndërsa para tyre fjala harem dhe mungesa e etikës në sallë hapi një debat të madh mes PD-së e PS-së. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma kërkoi që Agron Gjekmarkaj të kërkonte falje për termin harem. Por, ky i fundit u ngrit në këmbë dhe shpërtheu në ofendime kundrejt maxhorancës. Një prej tyre e quajti ‘derrkuc’, po kamera nuk e fiksoi personin të cilit i drejtohej. Termin harem, Gjekmarkaj tha se e kishte përdorur politikisht. Ai mori kundërpërgjigjen nga ministrja Belinda Balluku e cila tha saktëssiht se nëse deputeti demokrat nuk ta kishte problem këtë shpehje tek bashkëshortja, vajza e motra e tij, ajodo ta pranonte me kënaqësi.

 

Seanca e djeshme zgjati gati 11 orë dhe u shoqërua nga debate e përplasje të forta mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Rama tha se ky është një buxhet që nuk ka lënë asnjë sektor apo shtresë sociale pa mbështetje. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës akuzoi Qeverinë se e ka vënë buxhetin 2022 në shërbim të klientëve të saj. Projektbuxheti i vitit 2022 i cili parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve do të jetë sërish tema e diskutimit mes deputetëve. Ndryshimet e propozuara dhe buxheti pas miratimit në parim në Kuvend do të zbresë përsëri për tu shqyrtuar dhe miratuar nen për nen në komisionet parlamentare. Ndërkohë, pasditja e sotme kishte në përballje kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, të cilët nuk kursyen ofendimet dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit. Në fund, parlamenti i dha “ok”-n qeverisë për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2022.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

Mbaron seanca maratonë, kalon me 76 vota pro projektbuxheti i 2022-shit

Spaho thumbon sërish Bashën: Mbaroi foltorja, të kalojmë në votim

 

 

“Ke mbetur te kinostudio ‘Shqipëria e re’”, Basha-Ramës: Ku e ke Elvis Roshin?

 

“Nuk di të bësh humor”, Rama-Bashës: Më kërkove të mos qeshja në maj 2017

 

https://dosja.al/po-kopjon-berishen-basha-rames-kam-mesuar-te-mos-perseris-gabimet-e-tij/

 

https://dosja.al/jeni-bishti-i-ustait-rama-bashes-hiq-cipin-kush-fle-me-qenin-zgjohet-me-morra/

 

 

 

 

“Ka injorancë në parlament”, Alizoti: Rama dhe Basha duhej të ishin në sallë

 

Luljeta Bozo: Duhen shtuar qendrat sociale, të rriten pensionet, janë qesharake

S’ndalet pas përplasjes, Salianji-Braçes: Herë tjetër marr një brisk, i gjatë sa ti

I REVOLTUAR! Braçe: Mua me Taçin na ndan një oqean, ka njerëz që paguhen për akuza

Salianji merr masë disiplinore, Nikolla: Përdori gjuhë jo parlamentare

MOMENTI ME VIDEO! “O kone”, Salianji përplaset fizikisht me Braçen, ndërhyn garda

Ndërpritet Kuvendi! Përplasje të forta mes Salianjit e Braçes, sherr fizik!

Salianji-Braçes: Ke dalë në përgjimet e antimafias italiane

Balluku- Gjekmarkajt: Në pranon t’i thonë gruas tënde harem, edhe unë, me kënaqësi

Duma apel Gjekmarkajt për fjalën ‘harem’: Kërko falje! (Deputeti qesh)

Duma i tha të kërkonte falje, Gjekmarkaj s’përmbahet në sallë: Pusho mor derrkuc…

Balluku: Askush nuk reagoi kur na u tha haremi i Ramës, keni prova?

Flutura Açka: Nuk punoka llomatinat e kësaj ane….fyerjet e Ramës i çoj në Kuvend

Salla zhurmon pas Tabakut, Nikolla: Ju lutem se është e rritur, komenton vetë

Duma-Ballës: Diktatori i vockël dhe i shkurtër i këtij vendi!

Basha-Ballës: Do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur! S’pyesni për Kushtetutë

Bushka i kthehet Dumës: Kini respekt ju lutem se ne ekzistojmë!

E FORTË! Basha: Këtu ka kriminelë dhe bedelë të organizatave kriminale

Duma kujton vajzën nga Kavaja: U përdhunua nga 5 djem, iku e as qira s’mori

“O ma 1 mijë lekëshin”, Duma tregon takimin me gruan: Kam frikë, ikën burri nëse….

Rama mungon! Duma kujton ‘linçimin’ në fushatë: S’ka tipar që ia zmadhon e s’qesh

Bardhi: Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë! Nuk ka rritje reale pagash

KUVENDI- Xhafaj: Prokurorët e SPAK s’kanë ende zyra, e papranueshme

‘Po luani me qytetarët’/Pampuri: Rritja e pagave të mjekëve, mision i PAMUNDUR

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 16 nentor 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll