Aktualitet

Banori: Klodian Çalamani ishte konfliktuar edhe me fëmijët e tjerë të lagjes

16 Nëntor 2021, 22:11 Nga DOSJA
Banori: Klodian Çalamani ishte konfliktuar edhe me fëmijët e

FIER- Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka solli dëshinë e një banori nga fshati Grecalli i Fierit, aty ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Banori tregon se sjellja e Çalamanit kishte qenë shpesh agresive me fëmijët e lagjes e për këtë arsye i ruanin fëmijët. I pyetur se përse nuk e kishin denoncuar më parë, banori thotë se i druheshin hasmërisë.

Pjesë nga intervista:

A e dinte zona për ngjarjen e 2006?

Po e dinë të gjithë.

Ngjarje kriminale të tjera ka bërë?

S’ka bërë gjë tjetër.

I ruanit fëmijët ju Klodian Çalamani?

Po dhe i ruanim se kishim frikë, me merak… i merrte…
Si i merrte?

Si i merrte. I ngacmonte i shante. Me fëmijët e vegjël ishte konfliktual.

Ka patur konfliktualitet edhe me fëmijë të tjerë?

Po.

Pse nuk e keni denoncuar?

Që të mos hynim në hasmër.

Marrë nga tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu spartak koka vritet i mitu klodian çalamani mateo vasiu spartak koka vritet i mitu

Sondazh

Poll