Aktualitet

Berisha nga Fushë Kruja: Rama nuk e konfiskon dot PD-në. Basha fitoi falë meje

16 Nëntor 2021, 16:43 Nga DOSJA
Berisha nga Fushë Kruja: Rama nuk e konfiskon dot PD-në. Basha fitoi

FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur takimin e radhës me demokratët në qytetin e Fushë Krujës. Në fillim të fjalës së tij, Berisha ka falenderuar drejtuesin e degës së PD-së në qytet, Agron Loka si dhe të gjithë të pranishmëve në sallë për mbështetjen e tyre.

Në fjalën e tij, lideri historik përgënjeshtoi deklaratën e Lulzim Bashës, në lidhje me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Tiranë më vitin 2011, duke thënë se nga votat e numëruara Rama doli 10 vota para. Ai shtoi se falë tij u numëruan dhe votat e tjera që ishin vendosur gabimisht në kutitë e gabuara. Berisha gjithashtu e ka akuzuar pasardhësin e tij në PD, se nuk ka bërë fushatë elektorale në disa qytete të vendit, për shkak të presionit që i ka bërë klani Rraja.

Nga Fushë Kruja, Berisha i bëri ultimatum Ramës, duke i thënë se nuk ka për ta marrë peng kurrë shtëpinë e demokratëve njësoj siç ka marrë peng Bashën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha: Nuk mund të mbahet një njeri që ka katër humbje

Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit do ta ndajë partinë nga e shkuara e hidhur 

Berisha: Bashën e kam penguar për të bërë bashkëqeverisje me Ramën

Fitova se e përjashtova/ Berisha i përgjigjet Bashës: Rama doli me 10 vota para … 

“Urdhrat i mori nga klani Rraja”, Berisha: Basha nuk bëri fushatë në disa qytete

Ultimatum Ramës, Berisha: Nuk konfiskon dot shtëpinë e demokratëve, kujtohu se …

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne fushe kruje aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne fushe kruje

Sondazh

Poll