Aktualitet

Krimi në Fier/ Kryebashkiaku Subashi zbulon lidhjen që kishte 8-vjeçari me autorin

16 Nëntor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Krimi në Fier/ Kryebashkiaku Subashi zbulon lidhjen që kishte

FIER– Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku një 38-vjeçar ka vrarë dhe më pas ka groposur në oborrin e banesës së tij, një të mitur, vetëm 8 vjeç. Në një intervistë për “News 24”, Subashi tha se autori i vrasjes së sotme, vite më parë ishte dënuar me burg bashkë me xhaxhanë e viktimës, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër, duke shtuar se i ka mësuar ngatë njohur të tij.

“Lajmin e mësova nga administratori i qendrës . Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është  një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. Jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë. Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhanë e djalit që ka dhunuar dhe ka vrarë sot, janë me të njëjtin mbiemër, Vasiu. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu? Nuk kemi pasur asnjë informacion apo një sinjal më të vogël që ai të kryente veprime të tilla në lagjen ku banonte apo fshatin e vet. Nuk ka qenë pjesë e skemë së ndihmave. I ati i tij ka ndërruar jetë, e ëma e tij është martuar diku larg Fierit dhe në këto kushte i është të përballojë jetën në këto kushte. Më kanë thënë që për disa muaj ka punuar në zonë e Tepelenës, dhe shkonte ku të gjente punë. Nuk ka pasur një punë stabël gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Këto janë raste që mund të ndodhin një herë në shumë vite, këto janë raste të rralla dhe marrin të gjithë vëmendjen e opinionit, dënohen fuqishëm,”-tha Subashi.

LAJMI KRYESOR: HORROR në Fier! Fqinji MOSTËR rrëmben dhe gropos në oborr fëmijën 8 vjeç (ZHVILLIME)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armando subashi vritet i mituri ne fier armando subashi vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll