Aktualitet

SKEMA “huazohet”! Atentat në Greqi, vritet biznesmeni shqiptar, plagoset punonjësi

16 Nëntor 2021, 20:04 Nga DOSJA
SKEMA “huazohet”! Atentat në Greqi, vritet biznesmeni shqiptar,

GREQI- Atentat ndaj shqiptarit në Greqi! Mbrëmjen e sotme, në Nice të Greqisë, një makinë në lëbizje ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy personave, të dy me origjinë shqiptare. Mediat greke bënë me dije se dy autorët e vrasjes të cilët janë me origjinë shqiptare janë parë pranë pikës së karburantit me një automjet dhe pasi janë afruar pranë shënjestrës kanë shkëmbyer disa fjalë me ta, më pas kanë shtënë. 

Nga breshëria e plumbave të dalë nga mjeti në lëvizje, ka humbur jetë pronari i pikës së servisit të makinave, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije nga mediat vendase. Ndërsa i plagosur ka mbetur punonjësi i tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Por nuk ka kaluar shumë kohë nga atentarti, kur zjarrfikësja ka marrë një telefonatë se një makinë po digjet në Kifissos!

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një automjet të vjedhur tip “BMW” që dyshohet se është përdorur nga autorët në momentin e krimit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, që tashmë është në dy lokacione të ndryshme, e ka nisur nga puna për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Megjithatë paraprakisht dyshohet se ngjarja është thjesht larje hesapesh mes mafias shqiptare në Greqi. Por skema e përdorur duket se është e njëjta nga ajo që po përdoret tashmë në çdo ngjarje të rëndë kriminale edhe në Shqipëri; vrasja bëhet nga një mjet në lëvizje, i cili më pas edhe digjet në një vend të shkretë larg atij të atentatit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi vritet shqiptari ne greqi vritet shqiptari ne nice greqi vritet shqiptari ne greqi vritet shqiptari ne nice

Sondazh

Poll