Aktualitet

I dyshuar si autor i plagosjes me armë, arrestohet në Shkodër 27-vjeçari (EMRI)

16 Nëntor 2021, 07:58 Nga DOSJA
I dyshuar si autor i plagosjes me armë, arrestohet në Shkodër

SHKODËR– Elis Lekndrejaj është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Ngjarja ka ndodhur në mars të këtij viti pasi Lekndrejaj dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Mikel Fushës duke e lënë të plagosur. Autori i ngjarjes është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë në lagjen “Partizani” ku edhe banonte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elis lekndrejaj mikel fusha plagosje në shkodër shkoder elis lekndrejaj mikel fusha plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll