Aktualitet

HARTA LIVE: Kthjellime dhe kalime vranësirash, njihuni me parashikimin e motit

16 Nëntor 2021, 06:33 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Kthjellime dhe kalime vranësirash, njihuni me parashikimin e

TIRANË– Dita e sotme karakterizohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti per sot parashikimi i motit 16 nentor 2021 moti ne shqiperi moti per sot parashikimi i motit 16 nentor 2021

Sondazh

Poll