Aktualitet

TRAGJEDI në Greqi/Makineria përplaset me vagonin,1 i vdekur,dy austriakë të plagosur

16 Nëntor 2021, 06:41 Nga DOSJA
TRAGJEDI në Greqi/Makineria përplaset me vagonin,1 i vdekur,dy

GREQI-Një tragjedi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin elektrik në Agios Nikolaos, ku një makineri e kompanisë që pastronte linjat e hekurudhës elektrike është dëmtuar.

Makineria e cila përdorej nga një punishte austriake për punime të specializuara smerilimi ka lënë të vdekur 41-vjeçarin grek, pjesëtar të punishtes.

Dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit, po ashtu austriakë, janë plagosur. Sipas drejtori menaxhues i STASY, dy personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në linjën 1, kur një makinë e posaçme bluarëse që ishte nisur nga Kifisia ka dëmtuar frenat, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, me shpejtësi deri në 60 km/h, para se të përplaset përfundimisht me një tren tjetër.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy austriakë ndërsa punonjësi grek humbi jetën.

Burimi: Cnn.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet rajoni aksident në greqi greqi aksident në greqi greqi

Sondazh

Poll