Aktualitet

FOTO/ Kjo është familja shqiptare që u aksidentua në Greqi, mbijetoi vetëm djali

16 Nëntor 2021, 07:40 Nga DOSJA

GREQI– Mediat greke kanë bërë publike foton e familjes shqiptare e cila u shua ditën e djeshme në një aksident. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur për publikun, Ngjarja tragjike ndodhi ditën e djeshme në zonën e Lamias, në Greqi. Familja shqiptare e cila po udhëtonte me mjetin tip “BMW” u përplas me një trailer që tranportonte naftë duke u shkatërruar e gjitha.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias.

Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm.

“… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me vdekje. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë ai.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shuhet familja shqiptare tragjedia e familjes ne greqi greqi shuhet familja shqiptare tragjedia e familjes ne greqi

Sondazh

Poll