Sport

E injoroi prej kohësh, Deschamps bën “mea culpa” për yllin e Milanit: Duhta ta…

15 Nëntor 2021, 19:24 Nga DOSJA
E injoroi prej kohësh, Deschamps bën “mea culpa” për

FRANCË-8 golat e shënuar kundër Kazakistanit i lejuan Francës të rezervonte një biletë për Kupën e Botës Katar 2022. Ylli i mbrëmjes ishte Kylian Mbappè, autor i 4 golave, por ai që u dallua ishte futbollisti i Milanit Theo Hernandez.

Mbrojtësi i majtë u përbuz për një kohë të gjatë nga trajneri Didier Deschamps, ndërsa tashmë duket se është kthyer në një pike referimi për ish-trajnerin e Juventusit. Deshcamps në një farë mënyrë bëri një mea culpa për moskujdesin e duhur ndaj lojtarit.Theo Hernandez ka fituar fanellën e titullarit dhe do të jetë e vështirë që dikush ti marrë vendin në Kupën e Botës.

“Theo mund të kishte ardhur i pari për të luajtur me ne për cilësitë që ka, sepse shkon shumë mirë me sistemin tonë të lojës dhe mund të jetë efektiv në të dyja fazat.

E shoh teksa luan i qetë, kjo është vetëm ndeshja e katërt që ai luan me ne dhe duhet të them se ka treguar një paraqitje solide”, ishin fjalët e Deshcamps.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport deschamps franca deschamps franca

Sondazh

Poll