Sport

Presidentja që mahniti Botërorin/ Kroacia në Katar, ja festa e veçantë e Kolinda-s

15 Nëntor 2021, 19:01 Nga DOSJA

KROACI-Hendboll, tenis apo futboll, nuk ka rëndësi. Ish-presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović ndjek të gjitha momentet më të rëndësishme të sportit kroat. Ditën e djeshme Kolinda nuk mundi të ishte në Split në takimin mes Kroacisë dhe Rusisë për kualifikueset për shkak se ishte jashtë shtetit për arsye biznesi. Megjithatë kjo nuk e pengoi të ndiqte takimin në televizor dhe në fund të ndeshjes ajo ka festuar në mënyrë unike në dhomën e një hoteli.

-Le të shkojmë në Katar! Faleminderit Vatreni – ka shkruar ish-presidentja në Twitter përshkruar me disa emoji.

Idemo u Kataaaaar!!! Hvala vam, Vatreni! ❤️‍?❤️‍?#CRORUS#BeProud #WCQ #Vatreni #iznadsvihHrvatska pic.twitter.com/diEWyhtsjb

— Kolinda Grabar-Kitarović (@KolindaGK) November 14, 2021


Ndoshta ishte më mirë që ajo të mos ishte dje në Split sepse do të lagej nga shiu i madh.Të gjithë e kujtojnë finalen e Kupës së Botës kur në Luzhniki të Rusisë Kolinda zbriti në fushë për të përshëndetur futbollistët e Kroacisë.

Ajo ka qenë në ndeshjen e Kroacisë me Uellsin në Osijek, në miqësoren kundër Tunizisë në Varazhdin. Ajo është filmuar me një birrë në dorë në ndeshjen kundër Uellsit, njësoj si një tifoze e vërtetë…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kolinda grabar-kitarovic kroacia kolinda grabar-kitarovic kroacia

Sondazh

Poll