Sport

Nice, e pakënaqur me sulmuesin Kluivert: “Duhet të japë më shumë”

15 Nëntor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Nice, e pakënaqur me sulmuesin Kluivert: “Duhet të japë

FRANCE Pas eksperiencës jo bindëse te Leipzig, holandezi Justin Kluivert nuk po gjen performancën e duhur as në Francë. Sulmuesi, pas një fillimi të mirë të sezonit, nuk po arrin të gjejë më vazhdimësi edhe për shkak të problemeve të shumta fizike, që po e pengojnë.

Drejtori sportiv i klubit francez foli për të dhe lojtarët e tjerë të rinj të Nice dhe tha për ‘L’Equipe’: “Kluivert dhe Stengs? Pres më shumë prej tyre. Edhe pse lëndimet janë pjesë e jetës së një sportisti të madh, vetëkuptohet se pres më shumë nga Justin, se pres më shumë nga Calvin, se pres më shumë nga Kasper (Dolberg), se pres më shumë nga Alexis (Claude-Maurice).

Ata duhet të japin më shumë për klubin. Dhe këtë ata e dinë. Ne kemi luajtur pothuajse trembëdhjetë ndeshje pa to. Në një moment, ata duhet të bashkohen me ne. Skuadra vrapon, ka një trajner të mirë, një model loje, ata janë zgjedhur, ne kemi vënë bast për ta, i kemi qetësuar, tani ata duhet të bëjnë pjesën e tyre. Ne kemi nevojë për to. Ata nuk janë lojtarë të parëndësishëm,”- deklaroi drejtori sportiv i Nice.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll