Sport

Spanja u kualifikua në “Katar 2022”, Luis Enrique: “Hoqa peshë të madhe nga supet”

15 Nëntor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Spanja u kualifikua në “Katar 2022”, Luis Enrique: “Hoqa

SPANJE – Një gol i Alvaro Moratas në minutën e 86-të, i mjaftoi Spanjës për të mposhtur Suedinë 1-0 nga Kulusevski dhe Ibrahimovic. I future në fushën e lojës në minutën e 59-të në vend të Sarabias, ai firmosi fitoren pak minuta nga fundi, duke i dhënë gëzim të pamasë spanjollëve dhe trajnerit Luis Enrique, të lehtësuar për të arritur në finalet e Botërorit.

“Unë hoqa një peshë prej 100 kg nga supet e mia, – komentoi trajneri i Furia Rojas pas ndeshjes. – Ndjeva shumë më shumë presion në këto ndeshjet e fundit, sesa në “Euro2020” apo në Nations League. Kur duhet të arrish diçka që të duket e lehtë, duke respektuar historinë, i bën presion vetes. Punuam në aspektin psikologjik dhe i dhamë lojtarëve besimin e nevojshëm. Ishte një ditë shumë e mirë. Kemi luajtur një lojë shumë të kompletuar dhe të vështirë.

Publiku ishte spektakolar dhe në fund unë munda t’i bëj një xhiro nderi sikur të ishte titull, sepse për ne është një titull. Mund të aspirojmë të jemi ndër më të mirët në Kampionatin Botëror. I thashë futbollistëve, që sot po mbyllnim një cikël. Kur filluam nuk kishim mbështetjen e sotme, diçka që ngjall besim te lojtari. Sevilla është një vend i veçantë dhe do të ishte shumë keq të pësonim një gol në fund. Do të bëjmë më mirë në Botëror. Me 50 lojtarë do të jetë e vështirë për të përzgjedhur. Ka një përzierje veteranësh shembullorë si Busi, Jordi Alba, Koke apo Azpilicueta dhe të rinj si Gavi, të lindur për të luajtur futboll”.

Më pas Luis Enrique i shpenzon fjalët me mjaltë për qendërsulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata, autor i golit vendimtar kundër skandinavëve: “Ai është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë, ai është një lojtar shumë fleksibël. Ne e hodhëm në fushë Raul Tomas që në fillim, sepse menduam se ai me entuziazmin dhe fakti që kundërshtarët nuk e njihnin, mund të na ndihmonte. Askush më shumë se Morata nuk përfaqëson aftësinë për të kapërcyer vështirësitë dhe kritikat. Kritika që do të kthehen sapo të humbasim një lojë. Shpresoj që media të gjenerojë dridhje të mira.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll