Sport

Faza “play-off” për në finalet e botërorit “Katar 2022”, një “ferr” i vërtetë…

15 Nëntor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Faza “play-off” për në finalet e botërorit

ZVICER – “Pazëlli” i finalistëve për në finalet e Botërorin “Katar 2022” për Europës sa vlen dhe po plotësohet. Aktualisht shtatë prej tyre dihen, ndërsa në mbrëmjen e nesërme mësojmë emrat e 10 skuadrave, që fitojnë direkt të drejtën për të marrë pjesë në këto finale. Për tre të fundit nga kontinenti i Europës, duhet pritur marsi u vitit të ardhshëm, kur do të luhen edhe ndeshjet e fazes së “play-offi”-it.

Formula e play-off-it, tashmë është shumë e ndryshme nga ajo e botërorit “Rusia 2018”. Do të jenë tre grupe me katër skuadra, të përbëra nga dhjetë nënkampionët e grupeve të ndryshme, plus dy më të mirat e Nations League, midis atyre që nuk janë kualifikuar ose nuk janë tashmë në “play-off”.

Shorti i 26 nëntorit në Cyrih, do të përcaktojë përbërjen e tri grupeve, të përbërë nga katër skuadra, të cilat do të luhen me sistem eliminimi me një takim, me shtesa dhe penallti për të përcaktuar fituesin. Tri fitueset e çdo grupi fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në “Katar 2022”.

Situata aktuale skuadrave që do të jenë në “Play-off”: Portugalia, Zvicra, Suedia, Rusia, Polonia dhe Skocia (koka grupi). Pastaj vinë: Turqia, Republika Çeke, Finlanda, Maqedonia e Veriut, si dhe Uellsi dhe Austria nga Nations League. Ndeshjet janë planifikuar të luhen më 24-25 mars dhe 28-29 mars.

Kombëtaret e kualifikuara deri tani për në finalet e “Katar 2022”: Deri tani e kanë siguruar “biletën” 9 skuadra për në Kupën e Botës: Katari (si vend pritës), Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja dhe Serbia.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll