Sport

“Lockdown” në Holandë, “tulipanët” e Van Gaal pa tifozë kundër Norvegjisë…

15 Nëntor 2021, 05:40 Nga DOSJA
“Lockdown” në Holandë, “tulipanët” e Van

HOLANDE – Ndeshja Holandë-Norvegji, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, e planifikuar për t’u zhvilluar të martën në Roterdam, do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të kufizimeve dhe masave të marra kundër koronavirusit nga qeveria holandeze.

Kjo u konfirmua nga kryeministri holandez, Mark Rutte, pasi njoftoi tri javë “lockdown” të pjesshëm, duke filluar nga mbrëmja e së shtunës.

Masat shëndetësore parashikojnë që klubet, restorantet dhe supermarketet, të mbyllen në orën 20:00, ndeshjet sportive do të luhen në stadiume të mbyllura dhe njerëzve do t’u kërkohet të punojnë sa më shumë nga shtëpia. Dyqanet që tregëtojnë mallra jo thelbësore do të duhet të mbyllen në orën 18:00.

Kësisoj, edhe ndeshja Holandë-Norvegji në grupin “G”, tepër e rëndësishme për kualifikimin e “tutipanëve” që drejtohen nga Loius Van Gaal në finalet e botërorit “Katar 2022”, e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 20:45, të martën e 16 nëntorit, do të luhet me dyer të mbyllura në “Venue Stadion Feijenoord” të Roterdamit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll