Aktualitet

Preu dru dhe dogji tokën, arrestohet 54-vjeçari në Bulqizë

14 Nëntor 2021, 10:12 Nga DOSJA
Preu dru dhe dogji tokën, arrestohet 54-vjeçari në Bulqizë

BULQIZË– Një 54-vjeçar, me iniciale M.A., është prangosur nga Policia pasi akuzohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore, e më pas i ka vendosur zjarrin një sipërfaqeje toke. 54-vjeçari kishte prerë dhe grumbulluar 3m³ lëndë drusore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Kishte prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe më pas dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. A, 54 vjeç, banues në fshatin Bllacë, Bulqizë, pasi kishte prerë dhe grumbulluar 3m³ lëndë drusore pa dukumentacion përkatës dhe më pas dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke në malin e fshatit Bllacë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulziqe bulziqe

Sondazh

Poll