Aktualitet

Drogë e poker! Organizonin lojëra fati në katin e një pallati, arrestohen 3 persona

14 Nëntor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Drogë e poker! Organizonin lojëra fati në katin e një

TIRANË– 3 persona janë arrestuar dhe 14 të tjerë po procedohen penalisht pasi akuzohen për organizmin të paligjshëm të lojrave të fatit në Tiranë. Një prej të arrestuarve, 40-vjeçari Vangjush Manaj kishte marrë me qira një banesë në katin e dytë të një pallati në rrugën “Konferenca e Pezës” dhe e kishte përshtatur për ta kthyer në një ambient ku luhej poker. Ai kishte punësuar 45-vjeçarin, Ardi Muçajn, për të organizuar lojëra të paligjshme të fatit, ndërsa në pranga ra edhe një nga klientët, Gazment Kajolli, 45 vjeç, pasi kishte kokainë me vete. Gjatë aksionit, Policia e Tiranës ka mundur të sekuestrojë edhe 21.900 € dhe 90.800 lekë të reja, kokainën e klientit, dy tavolina pokeri dhe katër valixhe me çipsa.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon operacioni “Fati i lojërave”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve. Sekuestrohen 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular. Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: •A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardi muçaj gazment kajolli operacioni fati i lojrave tirane vangjush manaj ardi muçaj gazment kajolli operacioni fati i lojrave tirane vangjush manaj

Sondazh

Poll