Aktualitet

Atentati me dy viktima, policia del me njoftim zyrtar

13 Nëntor 2021, 19:05 Nga DOSJA
Atentati me dy viktima, policia del me njoftim zyrtar

TIRANË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me atentatin që është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas njoftimit bëhet me dije se të dy persona që ndodheshin brenda makinës kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë Tiranë: Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LAJM KRYESOR: Atentat në Astir, qëllohet drejt “Audi”-t të parkuar, dy viktima

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir atentat me dy viktima ne astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2021, 19:00

Dy të vdekur brenda “Audit” në Astir

TIRANË– Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri drejt një mjeti të llojit ‘Audi’ në zonën e Astirit në Ti...