Aktualitet

Bullgaria fajtore? Rama për kanalin francez: Nxorri kërkesa sa morëm dritën jeshile

13 Nëntor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Bullgaria fajtore? Rama për kanalin francez: Nxorri kërkesa sa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Bullgaria është fajtore për faktin që Shqipërisë po i bllokohet hapja e negociatave dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për France 24, Rama tha se ka shpresa që në muajin dhjetor Këshilli Evrpian të vendosë diçka, por Bullgaria nuk po ndryshon pozicion.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Kandidatura e vendit tuaj u pranua në vitin 2014 nga Bashkimi Evropian dhe kjo dosje mbetet një nga prioritetet tuaja.Pra, ju jeni në të njëjtin nivel integrimi me fqinjin tuaj, Maqedoninë e Veriut dhe prisni me padurim hapjen efektive të negociatave shumë të rëndësishme të anëtarësimit, simbolikisht dhe financiarisht, por ato ende janë të bllokuara. A e akuzoni Bullgarinë në mes të një krize politike se ka bllokuar përfundimisht gjithçka?

Kryeministri Edi Rama: Po, jemi në një situatë mjaft absurde, për t’ju thënë të vërtetën, sepse për momentin Shqipëria është si një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi ka marrë dritën jeshile, jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga Këshilli Evropian, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter istoric dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesi mbetet I bllokuar, sepse siç e dini, Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht vetëm me një veto të njërit prej anëtarëve të tij.

Gazetarja: Parisi është gjithmonë në favor të avancimit të dosjes suaj, por Franca e ka bllokuar për një kohë të gjatë për shkak të kriminalitetit, korrupsionit që minoi vendin tuaj, ndërsa sot ju që keni mbështetjen e vendeve të mëdha evropiane, a mund të shpresoni për një dritë jeshile të Këshillit Evropian në dhjetor?

Kryeministri Edi Rama: Që prej disa vitesh, Franca kishte një qëndrim më pak entuziast, i cili nuk lidhej me Shqipërinë, apo me problemet e Shqipërisë, por ishte një qëndrim që lidhej me vizionin e Presidentit francez, një qëndrim shumë i qartë i shprehur prej tij për nevojën për thellimin e reformave në Evropë në mënyrë që të ecej më shpejt me zgjerimin. Dhe vizioni i tij u shty përmes një metode të re integrimi, e cila pasi kishte miratimin e të gjithë të tjerëve, dhe ja pra. As presidenca franceze nesër dhe as Franca, Gjermania dhe të tjerët sot nuk kanë forcë ta lëvizin Bullgarinë, nëse vetë Bullgaria nuk pranon të lëvizë nga pozicioni i saj, i cili është një pozicion mjaft i ndërlikuar për t’u shprehur, për t’u shpjeguar këtu, por që e bën procesin edhe më të ndërlikuar duke vendosur mes nesh dhe Bashkimit Evropian një çështje që është qartësisht dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gazetarja: Ndër pengesat për anëtarësimin tuaj është edhe frika e një vale migratore shqiptare, tashmë janë një milion emigrantë që nga rënia e komunizmit përpara 30 vjetësh, 80 përqind e shqiptarëve ëndërrojnë të largohen nga vendi i tyre, sipas jush përse?

Kryeministri Edi Rama: Çfarë vale migrimi?! Problemi i valëve të migrimit nuk lidhet për mendimin tim me avancimin e procesit të integrimit, por është veçanërisht i lidhur me të kundërtën, sepse e kundërta krijon situate që bëjnë që emigracioni ilegal të lulëzojë dhe rrjetet kriminale të fitojnë para. Ja pra, unë nuk shoh një rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi, Evropa ka mundur të thithë miliona, miliona e miliona të tjerë në dëm, me thënë të vërtetën, të vendeve që kanë humbur shumë kapital njerëzor për shkak të këtyre lëvizjeve nga Lindja në Perëndim dhe për të thënë të vërtetën, Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit që vijnë nga Evropa Lindore, ose njerëzit që shkojnë nga Ballkaninë Evropën Perëndimore.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama per france 24 edi rama edi rama per france 24

Sondazh

Poll