Aktualitet

Dita më e lumtur për Britney Spears!Të atit i hiqet kujdestaria, këngëtarja: Do qaj!

13 Nëntor 2021, 07:04 Nga DOSJA
Dita më e lumtur për Britney Spears!Të atit i hiqet kujdestaria,

SHBA– Britney Spears e ka përshkruar përfundimin e marrëveshjes ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj si “ditën më të lumtur ndonjëherë”.

Gjykata në Los Anxhelos i dha fund ditën e djeshme konservatorit të krijuar nga babai i këngëtares 39-vjeçare. Fansa të shumtë ishin të pranishëm jashtë gjykatës për të mbështetur Spears, e cila e kishte përshkruar kujdestarinë si abuzive.

“Mendoj se do të qaj”, u tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Good God I love my fans so much it’s crazy ?❤️ !!! I think I’m gonna cry the rest of the day !!!! Best day ever … praise the Lord … can I get an Amen ??☀️?? ???? #FreedBritney

?: @AbbyShalaëylo pic.tëitter.com/yk1vO3H02L

— Britney Spears (@britneyspears) November 12, 2021

Babai i saj Jamie më herët tha se ishte “e nevojshme”, por ra dakord se ishte koha që ajo “të rimarrë kontrollin e jetës së saj”.

“Jeta e saj ishte një rrëmuje! Ajo ishte e shqetësuar fizikisht, emocionalisht, nga shëndeti mendor dhe financiar,” thanë avokatët që përfaqësonin Jamie Spears në dosjet e mëparshme gjyqësore.

I ati i këngëtares e kishte në kujdestari prej 13 vitesh. Konservatori, institucion në të cilin gjendej Briteny përdoret për njerëzit që nuk mund të marrin vendimet e tyre për shkak të shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz

Sondazh

Poll