Aktualitet

Këshilltarja e Xhaçkës e kudogjendur, konflikte interesi me OJF e vjehrrës së saj

12 Nëntor 2021, 15:03 Nga DOSJA
Këshilltarja e Xhaçkës e kudogjendur, konflikte interesi me OJF

TIRANË- Dosja.al ka denoncuar në disa artikuj konfliktin e interest të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka lidhur me emërimin e të besuarës së saj në disa poste në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për Anis Lamllarin, e cila ushtron postin e këshilltares së kryediplomates. Por jo vetëm kaq.

Dosja.al ka raportuar edhe më herët se Xhaçka i ka besuar dhe emërimin Lamllarit edhe në drejtorinë e Fondeve të Bashkimit Europian, si drejtuese e strukturës së autoritetit kombëtar për programet e bashkëpunimit territorial kur në të njëjtën kohë Komisioni Europian ka bërë të qartë gjithçka. Në një letër të dërguar shkruhet se Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, i cili ka fituar me Projektin “SEWAM” tek Programi IPA CBC Adriatic 2007-2013 duhet të shlyejë borxhin prej 12.700 €.

Po ashtu, këshilltarja e ministres ka konflikt interesi me këtë drejtori, konkretisht Anis Lamllari ka qenë “project officer” tek Forumi Pavarur i Gruas Shqiptare ku Legal Representative është vjehrra e saj, Diana Çuli.

Por pikërisht për këtë arsye Lamllari nuk mund të drejtojë apo koordinojë këtë drejtori pasi është përfituese në projektet që kjo drejtori promovon dhe monitoron. Gjithashtu në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, po drejton dhe merr vendime në mënyrë të jashtëligjshme në punën e drejtorisë në MEPJ.

Por ndërkohë që Dosja.al bën denoncime nuk ka asnjë reagim zyrtar! Nuk duhet çfarë masash ka marrë MEPJ në lidhje me Lamllarin? Si e lejon MEPJ ushtrimin e detyrave të një personi në kundërshtim me ligjin? A ishin më herët në dijeni? E nëse jo, tani që janë njohur me faktet, pse nuk ka asnjë reagim?

(K.M/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike anis lamllari forumi pavarur i gruas shqiptare mepj olta xhacka anis lamllari forumi pavarur i gruas shqiptare mepj olta xhacka

Sondazh

Poll