Aktualitet

Policia ndjek makinën me klandestinë në Gjirokastër, ‘Benzi’ del nga rruga

12 Nëntor 2021, 21:14 Nga DOSJA
Policia ndjek makinën me klandestinë në Gjirokastër,

GJIROKASTËR– Një automjet që transportonte klandestinë të paligjshëm ka dalë nga rruga teksa po ndiqej nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër rreth orës 19:20, në afërsi të lagjes “Kordhocë”, ku Policia i bëri mjetit shenjë për të ndaluar.

Por pavarësisht sinjalit, drejtuesi i mjetit tip “Benz” nuk iu bind urdhrit dhe shtoi shpejtësinë duke tentuar që të largohet dhe t’i humbasë Policisë.

Ndjekja nga efektivët ka vijuar deri pranë zonës “Ujë i Ftohtë” pranë Tepelenës, ku edhe doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe manovirmeve të gabuara.

Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 emigrantët e paligjshëm që ndodheshin brenda makinës Benz, si dhe drejtuesi, një 20-vjeçar me iniciale A.K. nga Tirana. Të gjithë janë dërguar për mjekim në spitalin e Gjirokastrës, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll