Aktualitet

Katastrofë mjedisore në Shëngjin,derdhet naftë,shpallet në kërkim kapiteni i anijes

12 Nëntor 2021, 13:22 Nga DOSJA
Katastrofë mjedisore në Shëngjin,derdhet naftë,shpallet

LEZHË-Bregdeti i Shëngjinit është ndotur për shkak të derdhjes së një sasi nafte. Ndotja, e shtrirë 1 km të gjatësisë bregdetare dhe fillimisht është konstatuar ditën e sotme nga banorët, duke krijuar një situatë mjaft problematike për dëmit që i shkakton botës nënujore.

“Ndotja është konstatuar sot, pamë q ka prezencë të naftës, dallohet edhe nga aroma. Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime“, shprehet një banor.

Sakaq Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Ermir Kosovën, kapiten anije, pasi dyshohet se ka hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Banorët shprehen se nuk e dinë nga se është shkaktuar ndotja, duke hedhur dyshime mbi anije që mund të kenë derdhur mbetje në det. 

SHIKO EDHE: 

Ky është Ermir Kosova, i shpallur në kërkim pasi naftën në bregdetin e Shëngjinit

Ndotet me naftë bregdeti i Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes

(k.m.a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nafte ne shengjin ndotje ne shengjin shengjin nafte ne shengjin ndotje ne shengjin shengjin

Sondazh

Poll