Aktualitet

Aksidenti në Tepelenë, Policia nxjerr versionin zyrtar: Të plagosurit janë mirë

12 Nëntor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Aksidenti në Tepelenë, Policia nxjerr versionin zyrtar: Të

TEPELENË- Policia ka dhënë versionin e aksidentit që ndodhi në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Mësohet se një 20-vjeçar teksa dyshohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar makinën, por në vend të kësaj, ka rritur shpejtësinë.

Njoftimi i Policisë::

Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë“, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

LAJMI KRYESOR: Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplaset makina, 4 persona të lënduar

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te lenduar aksident në tepelenë 4 te lenduar aksident në tepelenë

Sondazh

Poll