Aktualitet

Rezart Taçi: I kërkova motrës së Joe Biden në vitin 2013 për të më zgjidhur situatën

12 Nëntor 2021, 21:52 Nga DOSJA
Rezart Taçi: I kërkova motrës së Joe Biden në vitin

TIRANË- Biznesmeni i shpallur në kërkim Rezart Taçi ka deklaruar se ka lidhje shoqërore me familjen e Presidentit amerikan Joe Biden. Në një intervistë për Top News, ai tha se për problemet që kishte me institucionet në Shqipëri, i ka kërkuar motrës së Biden, Valerie që të fliste me kryeministrin Sali Berisha, në mënyrë që ai të mos persekutohej më. Ai gjithashtu shtoi se motra e Biden erdhi menjëherë në Shqipëri për të folur me Berishën.

“Për shkak të një lidhje familjare që kam me familjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden, në atë kohë i kërkova motrës së Biden që të vinte në Shqipëri për të zgjidhur situatën time. Ajo erdhi dhe takoi Berishës dhe i kërkoi që Rezart Taçi të mos persekutohet më në mënyrë të padrejtë. Pas një periudhe paqeje nisën sërish persekutimet,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Pastrim parash! SPAK shpall në kërkim Rezart Taçin, arrestohen dy bashkëpunëtorët

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet joe biden rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci valerie biden joe biden rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci valerie biden

Sondazh

Poll