Aktualitet

Berisha mesazh për Bashën nga Saranda: Shko kontrolloji firmat por jo si kryetar

12 Nëntor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Berisha mesazh për Bashën nga Saranda: Shko kontrolloji firmat por jo

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot, “Foltoren” në qytetin e Sarandës. Në fjalën e tij, Berisha ftoi kryedemokratin Lulzim Basha që të shkojë të kontrollojë të gjithë firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Por ka një kusht; Basha të shkojë të shohë 4200 firmat te zyra e Palokës por si anëtar i PD-së dhe jo si kryetar pasi sipas tij nuk ka asnjë tagër.

Berisha nënvizon se nuk i publikon emrat sepse sipas tij i ruan të dhënat personale nga publiku, por shtoi se nuk ka asnjë fshehtësi ndaj anëtarëve të tjerë demokratë. Më pas, shoqëruesja e tij në këtë qytet, aktivistja politike, Evi Kokalari tha se Basha kishte dalë në një intervistë në të njëjtën orë me Berishën, duke e konsideruar si këshillim të gabuar që i ishte bërë.

Ndërsa vetë Berisha pasi listoi edhe njëherë të njëjtat akuza ndaj Bashës, duke e konsideruar si “pengkryetar”, nuk u kursye as ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se e shndërroi vendin në delen e zezë të Ballkanit. Kësaj herë, ndryshe nga të gjitha takimet e tjera, Berisha e ka mbyllur fjalën me një urim për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, e cila luan sonte kundër Anglisë. Ndërkohë që u njoftua se takimi i radhës do të zhvillohet në Fushë Krujë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ligji për shpronësimet, Berisha nga Saranda: Do të anulohet i pari

‘Foltorja për PD’, Garo: Takimi i radhës është në Fushë Krujë të martën

‘Foltorja’ në Sarandë/ Berisha takon shokun e ngushtë: Njihemi që prej fëmijërisë

Foltorja për PD, Kokalari: Basha vendosi të japë intervistë për të hequr vëmendjen

E FORTË! Berisha ftesë Bashës: Do t’i shohësh firmat? Shko si anëtar i thjeshtë…

Berisha për Bashën: I shkolluar në perëndim, por i ardhur nga Koreja e Veriut

Foltorja në Sarandë, Berisha: Basha, njeriu primitiv që ka frikë nga firmat tuaja

‘Foltorja’ e fundit e Berishës ishte në Pogradec, aty ku ish-lideri historik i partisë Demokratike, u takua me qytetarët demokratë të zonës. Ish-lideri historik i demokratëve ka marrë nismën për grumbullimin e firmave të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha. Mes të dyve ka nisur një luftë e ashpër pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne sarande sarande aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne sarande sarande

Sondazh

Poll