Aktualitet

Sherr mes efektivëve dhe fermerëve! Agravon protesta në Fier, në polici 15 persona

12 Nëntor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Sherr mes efektivëve dhe fermerëve! Agravon protesta në Fier,

FIER-Përfundoi me përplasje të forta fizike me policinë, protesta e zhvilluar ditën e sotme nga fermerët e Lushnjes dhe Fierit në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje.  Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Fermerët kërkuan barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%. Sipas tyre kërkesat nuk janë plotësuar, çka ka çuar edhe në protestë. Ata ishin pajisur me pankarta që tregonin qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

Mbi 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes pas protestës. Në mesin e të shoqëruarve është dhe kreu i sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, me pretendimin e tubimit të paligjshëm dhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Pak ditë më parë ata nisën disa kërkesa në adresë të Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish të protestojnë.

KËRKESAT:

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fermerët bllokojnë rrugën/Protestojnë kundër taksave, lajmërojnë se do rikthehen

“I kanë marrë pa të drejtë”/ Familjarët e protestuesve mblidhen para policisë

Përplasje e fortë mes fermerëve dhe policëve në Lushnje, shoqërohen 15 persona

Agravon situata në FIER! Fermerët përplasen me policinë, ulen në mes të rrugës

Protestojnë!Fermerët në Fier:Do ikim prapë nga vendi,jemi me kredi, nuk shesim asgjë

Fermerët në protestë, Rama: Ofrojmë mbështetje për ta

(A.B/d.v/dosje.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit projektbuxheti i vitit 2022 protesta e fermereve subvencionet per bujqesine tvsh policia e shtetit projektbuxheti i vitit 2022 protesta e fermereve subvencionet per bujqesine tvsh

Sondazh

Poll