Aktualitet

Mori ryshfet gjatë hetimit të një aksidenti në Elbasan, SHÇBA: Arrestohet OPGJ-ja

12 Nëntor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Mori ryshfet gjatë hetimit të një aksidenti në Elbasan,

TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e një efektivi policie, i cili akuzohet për korrupsion gjatë hetimit të një ngjarjeje. Në njoftimin zyrtar të SHÇBA-së, në pranga ka përfunduar OPGJ-ja, Kujtim Ozuni, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ozuni mori ryshfet 50 mijë lekë gjatë hetimit të një aksidenti, ku mbetën të plagosur disa persona në qytetin e Elbasanit. Ndaj dhe sot është vendosur para drejtësisë, duke u vendosur në masën e sigurisë “arrest me burg”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan – SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim ozuni shçba kujtim ozuni shçba

Sondazh

Poll