Aktualitet

E FORTË! Berisha ftesë Bashës: Do t’i shohësh firmat? Shko si anëtar i thjeshtë…

12 Nëntor 2021, 16:51 Nga DOSJA
E FORTË! Berisha ftesë Bashës: Do t’i shohësh firmat?

SARANDË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Lulzim Basha do të shoh firmat e mbledhura, duhet ta bëjë atë si anëtar i Partisë Demokratike. Gjatë “Foltores” së sotme në Sarandë, Berisha tha se në momentin që anëtarët e thërrasin Kuvendin Kombëtar të PD-së, kryesia dhe kryetari i saj janë vetëm anëtar dhe nuk kanë asnjë fuqi.

“Mbledhjen e asamblesë e thërret, kryesia, kryetari por e thërrasin dhe anëtarët. Dhe kur e thërrasin anëtarët, kryesia dhe kryetari janë vetëm anëtarë. Zotër të Kuvendit janë anëtarët dhe kjo është mbrekullia e foltores që prodhuat ju. Dëgjoj burokrat: E thërrisni ju thotë kryetari por dalë ta shohë unë. Jo nuk do shohësh asgjë ti si kryetar, faktikisht o peng kryetar t’i do shohësh çdo fletë por vetëm si anëtar i Partisë Demokratike. Shko kontrolloj çdo fletë të 4200 firmave, tagër mbi to ke 0 ,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis ‘Foltorja për PD’! Berisha në Sarandë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll