Sport

Organizoi fluturimin ku vdiq Emiliano Sala, merret vendimi për personin përgjegjës

12 Nëntor 2021, 17:05 Nga DOSJA
Organizoi fluturimin ku vdiq Emiliano Sala, merret vendimi për personin

ANGLI-David Henderson, personi i cili organizoi fluturimin që u rrëzua dhe la të vdekur futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson, është dënuar me 18 muaj burg nga gjykata e Cardiffit. Sala po fluturonte nga Franca në Cardiff, pas transferimit të tij nga Nantes në Cardiff City në merkaton e janarit, kur avioni që transportonte dy burrat u rrëzua në Kanal.

Sulmuesi u kishte dhënë lamtumirën ish-shokëve të tij përpara se të hipte në aeroplanin që u rrëzua në Kanalin anglez më 21 janar 2019.

Trupi i Sala u nxor nga rrënojat më 6 shkurt 2019, pas një kërkimi në mënyrë private nga familja e futbollistit. Burri nga Yorkshire u arrestua në qershor të të njëjtit vit dhe muajin e kaluar u shpall fajtor për rrezikimin e pakujdesshëm të sigurisë së një avioni. Gjykata dëgjoi se Ibbotson kishte fluturuar për Henderson më parë, por nuk kishte një licencë komerciale për transportin e pasagjerëve dhe as nuk ishte në gjendje të fluturonte natën.

Në një deklaratë të dhënë për CNN, klubi i Cardiff City nënvizoi: “Cardiff City mirëpret dënimin e David Henderson dhe qëndron me familjen e Emilianos për të kërkuar të vërtetën. Është e qartë se disa pyetje mbeten pa përgjigje në lidhje me shkakun e rrëzimit dhe rolin që luajtën të tjerët në organizimin e fluturimit”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport emiliano sala nantes emiliano sala nantes

Sondazh

Poll