Sport

Florian Marku dhe Danilo, vizita të veçanta në Londër për lojtarët e Kombëtares

12 Nëntor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Florian Marku dhe Danilo, vizita të veçanta në Londër

ANGLI-Danilo Shkodra e ka bërë më të bukur udhëtimin e kombëtares shqiptare në Londër. Ai i ka bërë një vizitë speciale Shqipërisë para ndeshjes me Anglinë. Shkodra është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së Wembley-t ndaj Anglisë.

Ai jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve. I pritur nga të gjithë lojtarët e kombëtares, Shkodra ka parë ëndrrën e tij të bëhet realitet ku ka takuar lojtarët që i ndjek me emocion në çdo ndeshje.

Kapiteni Etrit Berisha e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare. Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special. Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.

 

?? Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë.

? Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në prag të ndeshjes së Wembley-t ndaj ??????? @England pic.twitter.com/TvFH37fjGP

— FSHF (@FSHForg) November 12, 2021

Ndërkohë, në hotelin ku po qëndron kombëtarja ka ndodhur edhe një tjetër vizitë speciale. Përfaqësuesja jonë është vizituar edhe nga boksieri i famshëm shqiptar Florian Marku. Ai postoi në rrjetet sociale një fotografi ku është në shoqërinë e lojtarëve të kombëtares.

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anglia shqiperia anglia shqiperia

Sondazh

Poll