Aktualitet

MESAZHET/ Bëri thirrje për Foltoren e Berishës, Ina Zhupa i përgjigjet demokratit

10 Nëntor 2021, 08:00 Nga DOSJA
MESAZHET/ Bëri thirrje për Foltoren e Berishës, Ina Zhupa i

TIRANË– Një debat ka ndodhur në grupin e “Whatsapp” të degës së Partisë Demokratike në Sarandë. E gjitha ka nisur kur anëtari i Kryesisë së PD, Spiro Vaso ka dërguar në grup një njoftim për “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha që do të zhvillohet në këtë qytet. Sapo mesazhi është dërguar, deputetja e zonës, Ina Zhupa i ka risjellë në grup foton e fletës së votimit, ku Vaso ka firmosur për të rizgjedhur Lulzim Bashën në krye të PD-së. Siç duket edhe nga fotot e publikuara në Syri.net, me ironi ajo i ka ‘uruar’ anëtarit të Kryesisë ‘suksese në jetë’, një term që u përdor fillimisht (përveçse si urim) nga ish-ministria Ilir Beqaj kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS në Kukës, se nuk u paraqit në mbledhjen e partisë. Ndërkohë që debati mes tyre ka vijuar.

REPLIKAT ME MESAZHE:

Ina Zhupa: Spiro, suksese ne jetë!

Spiro Vaso: Faleminderit deputete por suksese në jetë i themi dikujt që nuk i duam të mirën. Suksese në jetë do t’i themi Bashës në 11 dhjetor.

Ina Zhupa: Nuk janë në 11 dhjetor 2025 por në qershr zgjedhjet për kryetar, prapë je keqinformuar. Ke kohë deri atëherë të ndërrosh mendje prapë, se kur e ndërron për 3 muaj, imagjino për 4 vjet. Me këtë e mbyll! Edhe shpresoj që secili nga ju të ruajë integritetin e grupit të kryesisë dhe çdo gjë tjetër që s’ka lidhje me njoftime zyrtare dhe problematike qytetarësh t’i mbajë në komunikime private apo grupe qefjti. Gjithë të mirat!

Spiro Vasa: Ina ju jeni deputete e Luliut apo deputete e PD? Pyetja e parë që kisha? Në radhë të dytë mos i ktheni gjërat personale për të mbrojtur kryetarin. Nqs Luli sipas jush do jetë kryetar deri në 2025 ju si deputetë hajdeni në Sarandë dhe merrni pjesë në takim ato do të dëgjoni demokratët e vërtetë, jo servilat. Por dhe ju si gjithë të tjerët kur hipni në karrike ju pëlqejnë pak servilat.

Ina Zhupa: Për hir të grupit nuk do të përgjigjem siç e meriton! Respekto kryesinë ku gjendesh dhe kaq! Bisedat private dhe njoftimet bëji në kafe.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes ina zhupa pd e sarandes sali berisha sarande aksioni i berishes ina zhupa pd e sarandes sali berisha sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2021, 06:38

Pse nuk vaksinohen evropianolindorët?

Në javët e fundit, ndërsa Evropa është bërë sërish epiqendra globale e pandemisë së COVID-19, shtimi i rasteve me koronavirus, i shtrimeve në spital dhe i vdekj...