Aktualitet

Vettingu i politikanëve/Basha: Ta pastrojmë politikën! Jemi vendi më i korruptuar

10 Nëntor 2021, 07:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë sërish një tjetër mesazh që lidhet me vettingun në politikë. Teksa ka ndarë raportin e DASH për Shqipërinë, që lidhet me korrupsionin dhe PPP-të, kryedemokrati thotë se Shqipëria është kthyer në vendin më të varfër dhe më të korruptuar në Europë.

Basha vijon postimin e tij në ‘Tëitter’ duke shkruar se të rinjtë shqiptarë i kanë ndrydhur ëndrrat e tyre e se synojnë që të largohen sa më larg Shqipërisë. Thirrja e kreut të PD-së, është që të pastrohet politika nga të gjithë personat që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve.

POSTIMI:

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë…për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish. #vettingnëpolitikë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha vettingu i politikaneve lulzim basha vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2021, 06:38

Pse nuk vaksinohen evropianolindorët?

Në javët e fundit, ndërsa Evropa është bërë sërish epiqendra globale e pandemisë së COVID-19, shtimi i rasteve me koronavirus, i shtrimeve në spital dhe i vdekj...

Aktualitet 9 Nëntor 2021, 20:35

74,880 vaksina Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se 74,880 doza të vaksinës Pfizer kanë mbë...